Federata Shqiptare e Futbollit, përmes faqes së saj në internet, ka bërë me dije se “këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020-2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave. Sektori i Garave ua ka nisur njoftimet klubeve dhe po kryen përgatitjen e nevojshme për këtë rifillim.
Sa i përket Kategorisë Superiore, ashtu siç është njoftuar edhe nga Liga Profesioniste e Futbollit, vendimi do të merret në mbledhjen që presidentët e klubeve do të zhvillojnë sipas programit, ditën e premte”.