Finale mbijetese dhe peticion kundër klubit, Tirana mes zjarrit!

18 Maj 2019
9:40
Eraldo Harlicaj
back button

Superiorja nuk ka ndeshje të lehta as këtë fundjavë. Skuadrat nuk kanë zgjjidhur ende të gjitha hallet nga Kupat e Europës dhe mbijetesa. Një ndër sfidat më të rëndësishme të kësaj fundjave është ajo ndërmjet Tiranës dhe Kastriotit. Ekipi bardheblu mund të qetësohet dhe me barazim, ndërsa Kastrioti duhet të fitojë me patjetër. 

Klubi ka vendosur që të mos paguajë gjobën e tifozëve dhe ekipi të mos ketë presionin e tyre. Nuk përjashtohen surprizat nga "Tirona Fanatics" që nuk ishin të pranishëm as në derbin ndaj Partizanit, por që janë irritur shumë nga ky vendim i drejtuesve. 

Një nga tifozët kryeqytetas ka ndërmarrë një nismë mjaft interesante. Peticion që tifozët të jenë në stadium, ai ka mbledhur goxha firma online, por ka harruar një detaj të vogël… Kohën! Nuk ka kohë për ta bërë diçka të tillë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit