Finale unike dhe miliona, Libertadores publikon grupet e edicionit të ardhshëm

18 Dhjetor 2018
12:52
back button

Klubi kampion i Copa Libertadores, River Plate, do të përballet me Internacional të Porto Alegres vitin e ardhshëm, kur të nisë mbrojtjen e titullit të fituar para pak ditësh, në Superclasico-n më të çmendur në histori.

Konfederata e Amerikës së Jugut, CONMEBOL, ka hedhur shortin për fazën e grupeve në Libertadores 2019 dhe River është vendosur në grupin A, me brazilianët e Interit, peruanët e Alianza Lima dhe një ekip ende të papërcaktuar, që do të mësohet pas fazës eliminatore.

Finalistja tjetër, Boca Juniors, është vendosur në grupin G, së bashku me fituesit e Copa Sudamericana, Atletico Paranaense, si dhe kolumbianët e Deportes Tolima dhe bolivianët e Jorge Wilstermann.

Faza e grupeve do të nisë në muajin mars dhe CONMEBOL ka lajmëruar se çmimi për fituesin është rritur ndjeshëm, duke kaluar nga 6 milionë dollarë që ishte deri tani, në 12 milionë dollarë. Gjithashtu, prej vitit të ardhshëm finalja do të luhet vetëm me një takim, në fushë asnjanëse, një ndryshim historik për Libertadores.

Presidenti i CONMEBOL Alejandro Dominguez bëri thirrje që t'i jepet fund dhunës, pas katastrofës me finalen e madhe River-Boca, që u pezullua dy herë në nëntor, pas sulmeve ndaj autobusit të Boca-s, ndërsa kthimi u luajt në Madrid, vendim që vazhdon të debatohet.

Grupet e Copa Libertadores:

Grupi A: River Plate, Internacional, Alianza Lima, fituesi në eliminatore

Grupi B: Cruzeiro, Emelec, Huracan, Deportivo Lara

Grupi C: Olimpia, Cristal, Godoy Cruz, Universidad Concepcion

Grupi D: Penarol, Flamengo, LDU Quito, Bolivia 2

Grupi E: Nacional, Cerro Porteno, Zamora, fituesi në eliminatore

Grupi F: Palmeiras, San Lorenzo, Junior, fituesi në eliminatore

Grupi G: Boca Juniors, Atletico Paranaense, Tolima, Jorge Wilstermann

Grupi H: Gremio, Universidad Catolica, Rosario Central, fituesi në eliminatore

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit