Finalet e UEFA Nations League, duele luksi për “big”-ët e Europës

3 Dhjetor 2018
15:01
Eraldo Harlicaj
back button

UEFA Nations League ka hedhur shortin e gjysmëfinaleve të para për Ligën A. Ekipet që fituan të drejtën e kualifikimit mësuan kundërshtarët e tyre në Dublin të Irlandës. Goglat vunë përballë Portugalinë me Zvicrën, ndërsa Holanda do të luajë kundër Francës.

Të dy gjysmëfinalet do të luhen në Portugali, pasi vendi kampion në fuqi i Europianit do të mirëpresë fazën finale të UEFA Nations League. Takimet do të luhen verën e ardhshme, më saktë në qershorin e 2019. Portugalia do të duelojë kundër zviceranëve më datë 5 qershor, ndërsa një ditë më vonë do të jetë radha e “tulipanëve” kundër “gjelave”.

Vendi i tretë dhe i katërt do të luajë më datë 9 qershor dhe po në të njëjtën ditë është parashikuar dhe finalja e ligës A. Fituesi do të sigurojë pjesëmarrjen në “Euro 2020” automatikisht nga ky kompeticion. Me interes pritet të hidhet shorti për ligën D, aty ku Kosova ka kaluar në gjysmëfinale.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit