Finalisti i Champions League bën gati ofertën për talentin e Serisë A

13 Maj 2019
17:18
back button

Nicolo Zaniolo është kthyer në objektivin e klubeve më të mëdha të Europës, teksa së fundi është Tottenham që ka vendosur kontaktet me përfaqësuesit e talentit italian.

“Sky Sport” bën me dije se emisarët e klubit londinez janë takuar me përfaqësuesit e lojtarit dhe i kanë vënë në dijeni për interesimin e tyre.

Tek Tottenham janë të bindur se 19-vjeçari është një lojtar i denjë dhe mjaftueshëm i talentuar, për këtë ka dhënë miratimin edhe trajneri Mauricio Pochettino, i cili vlerëson se mund ta përfshijë në mënyrë ideale brenda grupit.

Takimi i parë në muajin maj ka qenë pozitiv, ndërsa tani “Spurs” po përgatisin një ofertë konkrete për ta paraqitur tek Roma, që ka kartonin e Zaniolo, por ende nuk flitet për shifrat konkrete të ofertës. 

Gjithsesi klubi italian do të marrë në konsideratë të ardhmen e klubit, duke qenë se lojtari ka kontratë deri në vitin  2023.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit