Finalja e Conference League vë në gatishmëri të plotë edhe Ministrinë e Shëndetësisë

24 Maj 2022
12:45
Telesport
back button

Finalja e Conference League që zhvillohet ditën e mërkurë në Tiranë mes Feyenoord dhe Romës ka vënë në gadishmëri edhe Ministrinë e Shëndetësisë. Ministrja Ogerta Manastirliu së bashku me shefin e emergjencës Skënder Brataj, kanë zbuluar planin e masave që kanë marrë për të qenë në gadishmëri të tifoizëve e qytetarëve.

9 autoambulanca do të jenë të vendosura në pozicione fikse në qytet, ndërsa 7 të tjera do të jenë në qarkullim dhe në gadishmëri për të ndërhyrë. Emergjencat shëndetësore në Tiranë këto dy ditë do të përballohen me kapacitete të shtuara. Në stadium do të vendosen 8 ekipe mjekësore, me mjekë dhe infermierë”, tha Manstriliu.

Do të jemi në gatishmëri për çdo emergjencë shëndetësore në stadium, në funzone dhe natyrisht për qytetarët. Spitalet janë bërë gati për çdo rast, ku do të ketë pavione të dedikuara. Do të kemi autoambulanca të shtuara kudo që do të shërbejnë dhe do të jenë gati”, tha Ministrja e Shëndetësisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit