Finalja e Europa League, UEFA deklaratë zyrtare për ankesën e Chelsea dhe Arsenal

11 Maj 2019
12:23
back button

Më 29 maj në Baku të Azerbajxhanit Chelsea dhe Arsenal do të përballen për finalen e Europa League, pasi dy skuadrat angleze arritën të kualifikohen nga raundi i gjysmëfinaleve.

Mirëpo, në Angli u ngrit shqetësimi se pse UEFA ka vënë në dispozicion vetëm 6 mijë bileta për tifozët e secilës skuadrës (12 mijë në total), teksa kapaciteti i stadiumit është 68.700 vende.

“Duke marrë parasysh vendndodhjen gjeografike dhe kapacitetin logjistik të aeroporteve rreth qytetit pritës së finales, ishte e mundur që rreth 15 mijë spektatorë mund të udhëtonin nga jashtë për në Baku”, tha në deklaratë zyrtare UEFA në lidhje me ankesën e klubeve.

“Duke ofruar më shumë bileta për skuadrat pjesëmarrëse, pa iu garantuar se do të jenë në gjendje të kenë kushte të përshtatshme për të udhëtuar në Baku, nuk ishte një përgjegjësi për t’u marrë përsipër. Të ndikuar nga këto rrethana, për  finalen e Europa League në Baku këtë vit, 6 mijë bileta u bënë të mundur për secilin finalist”, vijoi më tej deklarata e UEFA-s.

Një tjetër problem paraqitet për Henrikh Mkhitaryan, i cili do e ketë të vështirë të udhëtojë drejt Azerbajaxhanit, duke qenë se nacionaliteti i tij prej armeni e vë në rrezik, duke parë konfliktin ushtarak që ka mes dy shteteve.

Ndërkohë që një problem tjetër madhor është ngritur për orarin e ndeshjes, sepse me orën lokale në Baku, finalja do të fillojë në orën 23:00, për të korresponduar me orën 21:00 në Europë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit