FINALJA E KUPËS | Formacionet zyrtare Juventus-Inter! Ndryshime te dy kampet

11 Maj 2022
20:10
Telesport
back button

Në orën 21:00, në stadiumin Olimpico të Romës do të luhet finalja e Kupës së Italisë midis Juventusit dhe Interit. Sfida e sotshme i parashikon të gjitha ngjarjet, “luftë”, agresivitet, spektakël, gola dhe raste të shumta. Sfidat ndërmjet këtyre dy ekipeve gjithmonë kanë qënë të mrekullueshme, dhe sot në stadiumin e mbushur deri në stolin e fundit, pritet t’i dhurojë të gjitha.

E gjitha e konfirmuar te Juventus, me Allegrin që le Morata në pankinë dhe konfirmon Bernardeschi në treshen pas Vlahovic, me Bonuccin në pankinë në favor të Chiellinit. Disa surpriza të tjera te Interi, duke qenë se në të djathtë nuk luan Dumfries por Darmian.

Ndërsa në mbrojtje D’Ambrosio preferohet ndaj Bastonit, ende jo 100% sipas Inzaghit. Më poshtë janë formacionet zyrtare të Juventus-Inter, akti final i Kupës së Italisë 2021/22:

Formacionet zyrtare: JUVENTUS (4-2-3-1): Perin; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Zakaria, Rabiot; Cuadrado, Dybala, Bernardeschi; Vlahovic. Trajner: Allegri./ INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, D’Ambrosio; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Dzeko.  Trajner: Inzaghi

Edhe pse Juventus-Inter ishte ndeshja më e përsëritur në Kupën e Italisë, me 33 precedentë në total, të dy skuadrat u përballën me njëra-tjetrën vetëm dy herë në finale: në 1959 dhe 1965 me dy fitore për bardhezinjte.

Juventusi renditet i pari në listën e nderit të kompeticionit. Në fakt, “Zonja” ka ngritur Kupën e Italisë 14 herë dhe pesë herë në shtatë edicionet e fundit. Suksesi i fundit i Interit në Kupën e Italisë ishte në 2011 në finalen kundër Palermos, një vit pas Tripletes. Zikalterit e kanë fituar trofeun shtatë herë, duke përfshirë katër midis 2005 dhe 2011.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit