Finalja e Kupës së Mbretit / Kundërshtari i Barçës “agjëron” prej vitit 1984

17 Prill 2021
9:33
Alfred Lleshi
back button

Finalja e Kupës së Mbretit 2020-2021 do të luhet në “Stadio de la Cartuja” Të Sevilla. Athletic Bilbao dhe Barcelona do të përplasen sonte, prej orës 21:30, sërish pas dyerve të mbyllura, pra pa tifozë, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në fakt, që nga viti 1984, Athletic Bilbao nuk e ka fituar Kupën e Mbretit. Që atëherë, kjo skuadër spanjolle ka pësuar katër humbje në finalet e mëdha.

Përkundrazi, ecuria e Barcelonës në këtë kompeticion ka qenë mbresëlënëse; e aftë për ta fituar trofeun katër herë radhazi midis viteve 2015 dhe 2018. Barcelona arriti në këtë finale duke rikuperuar disavantazhin 2-0 në gjysmëfinalen e parë, përballë Sevilla. Kthimi u mbyll 3-0 për katalanasait, në kohën shtesë, në një ndeshje vërtet dramatike. Nga ana tjetër, Athletic Bilbao eliminoi Levante, me mjaft vështirësi.

Skema me katër mesfushorë do të jetë edhe një herë e formuar nga Busquets si strumbullar, Pedri në pjesën e brendshme të majtë dhe De Jong në të djathtë, një pozicion në të cilin hollandezi ka treguar shumë. Pavarësisht paraqitjes së tij të shquar në qendër të mbrojtjes, shkëlqen më shumë në mesfushë, veçanërisht në një 4-3-3, siç u pa gjatë pjesës së dytë të klasikes me Real madridin. Të tre, të mbështetur nga lëvizshmëria e Leo Messi, do të jenë në krye të dominimit të lojës kundër një kundërshtari që, me Marcelino në stol, gjithmonë luan me 4-4-2. Kapiteni i Barçës, si gjithmonë do të jetë kyç.

Griezmann, roli i të cilit në Kupën e Mbretit ka qenë shumë i rëndësishëm, ishte autor i dy golave ​​kundër baskëve në finalen e Superkupës Spanjolle, të zhvilluar më 17 janar, në të njëjtën skenë. Ai nuk luajti në “El Clasico”, por, pasi Koeman ndryshoi sistemin në pjesën e dytë, Griezmann ndihmoi në mbylljen e skuadrës së Zidane në zonën e saj. Gjithçka tregon se francezi do të kthehet në formacionin startues të finales së sotme. Mungesa e tij në formacion do të ishte shenja që Barça do të luajë përsëri me tri qendra. Dembélé, nga ana e tij, do të kompletonte formacionin Blaugrana dhe do të ishte përgjegjës për “thyerjen” e mbrojtjes së Athletic.

Ja formacionet e mundshme:
ATHLETIC BILBAO (4-4-2): Unai Simon; De Marcos, Yeray, Iñigo Martinez, Yuri Berchiche; Berenguer, Dani Garcia, Vencedor, Muniain; Iñaki Williams, Raul Garcia.
BARCELLONA (3-5-2): Ter Stegen; Mingueza, Araújo, Lenglet; Dest, Busquets, De Jong, Pedri, Alba; Messi, Griezmann.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit