Finalja e Libertadores në Madrid, shpërthen Tevez: Një tufë idiotësh!

7 Dhjetor 2018
11:16
Anton Cicani
back button

Carlos Tevez është shprehur kundër vendimit për të luajtur finalen e Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors në Madrid.

Pas mijëra pengesave dhe një pritje të pafund, afrohet momenti i finales së madhe, që do të zhvillohet në "Santiago Bernabeu". Nga Buenos Aires në Bernabeu, një distancë e madhe.

Për mikrofonat e medieve argjentinase, ish-sulmuesi i Juventusit ka sulmuar rëndë CONMEBOL: "Të luash një finale të Libertadores në Bernabeu, një River-Boca në Madrid, është diçka e pazakontë. Vështirë të pranojmë një vendim të tillë. Nga një ditë në tjetër ta gjesh veten duke luajtur këtë superklasiko në një tjetër kontinent në një fushë që asnjëri nuk njeh. Ata që drejtojnë CONMEBOL-in nuk kuptojnë asgjë, janë tre të çmendur, idiotë në zyrë".

Tevez, më pas, thellon akuzat: "Kam respekt të madh për spanjollët. Por, duhet të them se mendoja se isha më injoranti i historisë, por mesa duket dikush më ka mundur. Kjo është ajo që po ndodh".

Sulmuesi i Boca Juniors do të kishte dashur ta ngrinte kupën përpara tifozëve rivalë: "E vërteta është që na privuan gëzimin për të triumfuar në Monumental. Do të jetë një finale e çuditshme, duhet të qëndrojmë të përqendruar".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit