Kosova si Premier dhe Bundesliga, titulli luhet në 90 minuta!

15 Maj 2019
19:00
Anton Cicani

Do të jetë Feronikeli-Prishtina që do të vendosë titullin kampion në Kosovë. Një garë e çmendur ajo në IPKO Superliga, ku skuadra e Drenasit do të ketë në dispozicion dy rezultate (fitore dhe barazim), ndërsa për djemtë e Mirel Josës ka vetëm një rrugë: suksesi.

Në javën e parafundit të kampionatit, të zhvilluar ditën e sotme, si Feronikeli, ashtu edhe Prishtina, kanë fituar respektivisht ndaj Llapit dhe Trepça '89, me rezultatet 3-1 dhe 3-0.

Pas një pjese të parë të bllokuar, kryeqytetasit shpërthyen në të dytën, duke qenë se luanin në stadiumin e shtëpisë së tyre.

Për skuadrën e Drenasit ishte një transfertë e vështirë ndaj ekipit të vendit të tretë në renditje, Llapi i Podujevës. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ka qenë bindëse.

Për Ramadanin do të ishte titulli i dytë në Kosovë, pas atij me Trepça '89, dy vite më parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit