Finalja e sezonit të kaluar përsëritet qysh në 1/8, zbardhen përplasjet e gjigantëve në Champions

7 Nëntor 2022
12:18
Alfred Lleshi

Ja ku jemi, 16 skuadrat e kualiafikuara kanë mësuar kundërshtarët në raundin e radhës të Champions League. Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për 1/8 finale, ndeshje që do të luhen në vitin 2023, pas Botërorit të Katarit. Tri skuadra italiane do të provojnë veten sërish, me shpresën për të avancuar më tej.

Napoli, pas kryesimit të grupit, pritej të kishte një short më të lehtë, ndërsa Interi dhe Milani, që e mbyllën të dytët në grupet respektive, do të përballeshin me kryesues grupesh. Sikurse thamë, ndeshjet e 1/8 finale të Ligës së Kampionëve do të luhet pas Kupës së Botës, në vitin 2023.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 14/15 dhe 21/22 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 7/8 dhe 14/15 mars. Fituesit e grupeve në raundin që u mbyll (sikurse ishte Napoli) do t’i luajnë ndeshjet e kthimit në shtëpi. Të gjitha ndeshjet do të fillojnë në orën 21:00. Kujtojmë se finalja e këtij edicioni të Champions-it është caktuar më 10 qershor në Stamboll.

16 skuadrat e këtij turi ishin ndarë në dy grupe. Rregullat e shortit janë të tilla që nuk mund të përballnin skuadra nga i njëjti shtet, as skuadra që tashmë i kishin kryqëzuar rrugët në fazën e grupeve. Qysh në këtë raund kemi përsëritjen e finales së edicionit të kaluar, luajtur në Paris, mes Liverpool dhe Real Madridit.

Kampionët në fuqi të Europës do t’i “lajnë hesapet” me të kuqtë e Jurgen Klopp para çerekfinaleve, ose do të ndodhë e kundërta. Përballje titanësh mund të konsiderohen edhe ato mes PSG dhe Bayern Munich, si dhe Borrusia Dortmund-Chelsea. Kundërshtarë të rrezikshëm, edhe pse jo të pakalueshëm për Milanin dhe Interin.

Goglat e shortit zbuluan këto ballafqime tejet interesante:
Leipzig-Manchester City
Club Brugge-Benfica
Liverpool-Real Madrid
Milan-Tottenham
Eintracht Frankfurt-Napoli
Borussia Dortmund-Chelsea
Inter-Porto
PSG-Bayern Munich

Lajme të tjera

Lajmet e fundit