Finalja e Tiranës, Sneijder zbulon lojën psikologjike të Mourinhos para Roma-Feyenoord

24 Maj 2022
8:10
Alfred Lleshi
back button

Me statusin e njohjes së tij me José Mourinhon, të cilin e kishte trajner tek Interi, Wesley Sneijder shpjegon sesi “Special One” po e përgatit finalen e “Conference League” ndërmjet Romës dhe Feyenoord.

“Sinqerisht, më duhej të qeshja kur lexova se Mourinho tha se mendonte se ishte e padrejtë që Feyenoord kishte një javë shtesë për t’u përgatitur për finalen në Tiranë, – janë fjalët e ish-mesfushorit holandez për “De Telegraaf”.

– Roma ishte ende duke luajtur në kampionat. Më 2017, ai ishte i zemëruar për faktin se Ajax kishte 12 ditë në dispozicion të ndeshjes kundër Manchester United, ndërsa ata mund ta përgatisnin ekipin vetëm për tri ditë.

Është një luftë psikologjike. Kjo i bën lojtarët e tij të kuptojnë se sa e padrejtë është situata dhe i motivon ata të ndëshkojnë padrejtësinë”.

Më 24 maj 2017, Manchester United i Mourinhos fitoi “Europa League” duke mposhtur Ajax 2-0 në finale me golat e Pogba dhe Mkhitaryan.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit