Finalja e Tiranës / Tifozët e Romës zënë radhën për bileta, mësymja e trageteve dhe avionëve ka filluar

7 Maj 2022
8:46
Alfred Lleshi
back button

Pas 31 vitesh, Roma rikthehet për të luajtur një finale europiane dhe askush nuk dëshiron ta humbasë atë. “Il Messggero” përpiqet të bëjë një bilanc të situatës për bileta.

Problemi është se kërkesa e tejkalon shumë numrin e biletave që do të jenë në dispozicion. Për momentin, asnjë biletë nuk është hedhur në shitje.

Pjesa e destinuar për klubin verdhekuq do të ndahet si më poshtë: 1800 bileta do të shpërndahen në prani të një noteri, mes atyre që dje, nga ora 9 deri në 13, virtualisht u vunë në radhë, hynë në konkurrencën e rezervuar për abonentët.

Nga 21:000 persona që kishin të drejtë të provonin, 13.993 aplikuan. Më pas janë 166 bileta për tifozët më besnikë, që ishin të pranishëm në Bodo më 21 tetor, ditën e nokautit shumë të rëndë 6-1.

Avionët u “sulmuan”, tragetet po ashtu, me çmimet e tyre që tani janë ngritur në qiell. Ata më largpamësit e blenë një biletë avioni për në kryeqytetin shqiptar që në fillim të vitit, kur kostoja ishte rreth 50 euro.

Më pas është opsioni i funksionimit të shpresës, që do të thotë të largohesh nga Roma me makinën tënde dhe të udhëtosh për rreth 18 orë për të mbërritur në Tiranë, 1500 kilometra larg.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit