Finalja e trishtë për Tsitsipas, greku luajti pak minuta pasi mori vesh lajmin hidhur

14 Qershor 2021
13:11
Telesport
back button

Tenisti grek Stefanos Tsitsipas, finalisit i grand slam të Roland Garros, ka rrëfyer sot se finalja e humbur 2-3 ndaj serbit Novak Djokovic ka qenë një goditje e dytë e rëndë për të. Pak minuta para se të zbriste në fushë, tenisti 22-vjeçar ka mësuar lajmin e hidhur se ishte ndarë nga jeta gjyshja e tij.

5 minuta para se të hyja në fushë, gjyshja ime e dashur ndërroi jetë, pasi humbi betejën me jetën. Një grua e ditur, që e donte jetën dhe dashurinë e saj nuk e kam gjetur tek asnjë person tjetër. Është e rëndësishme të kesh pranë njerëz të tillë”, tha Tsitsipas, që trofeun e vendit të dytë ia dedikoi gjyshës së tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit