Finalja iku, nisin arrestimet. Policia vë në pranga dy tifozë të Feynoord-it

26 Maj 2022
13:36
Alfred Lleshi
back button

Finalja e “Conference League” kaloi më së miri në kryeqytetin shqiptar. Frika e dhunës që nisi parmbrëmë u venit dje dhe gjatë ndeshjes në “Arena Kombëtare”. Natyrisht, tifozët e Feynoord-it u zhgënjyen, sepse u mundën 1-0, ndërsa ata verdhekuq ishin në “qiellin e shtatë”.

Gjithsesi, incidentet e ndodhura nuk do të kalojnë pa u vlerësuar dhe gjykuar. Sidomos rasti i goditjes me karrige kokës së një shqiptari nga dy tifozë holandezë, një natë para finales. Ka qenë polivia e kryeqytetit, ajo që ka bërë me dije se ka prangosur 2 holandezë me akuzën ‘plagosja e rëndë me dashje’:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, më datë 24.05.2022, në Rrugën e Barrikadave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit