Finalja klasike, Djokovic dhe Nadal në Romë sfidë për historinë

19 Maj 2019
10:51
Telesport
back button

Novak Djokovic dhe Rafael Nadal, respektivisht numrat 1 dhe 2 në botë, don të luajnë në finalen e turneut Masters të Romës. Një mbyllje e lavdishme e turneut të fushave me dhè që zhvillohet në kryeqytetin italian.

Si Djokovic ashtu dhe Nadal kanë nga 33 fitore secili në turnetë Masters, një rekord absolut në sportin e tenisit. Ndaj fituesi do të dominojë mbi humbëisn pas këtij takimi, ku nuk ka favoritë. Nadal nuk ka fituar asnjë turne këtë vit, kjo është sipërfaqja e tij e preferuar, por Djokovic është më në formë.

Kjo është përballja nr.54 në histori mes dy tenistëve, me serbin që udhëheq 28-25 në duelet “kokë më kokë”. Por në fushat me dhè është Nadal ai që udhëheq 16-7, ndaj ka për të qenë një finale e jashtëzakonshme.

Në gjysmëfinale, Nadal mundi 2-0 grekun Stefnos Tsitsipas (6-3,6-4), duke u hakmarrë për humbjen ndaj tij një javë më parë, në turneun e Barcelonës. Ndërsa Djokovic mundi 2-1 (6-3, 6-7, 6-3) argjentinasin Diego Schëartzman.

Për femra, në finalen e turneut Masters të Romës janë kualifikuar tenistja britanike Johanna Konta (mundi 2-1 në gjysmëfinale Kiki Bertens) dhe ajo çeke Karolina Pliskova (mundi 2-0 Maria Sakkari në gjysmëfinale).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit