Finalja Kukësi-Tirana, 90 minuta që vendosin fatet e trajnerëve

2 Qershor 2019
10:02
Eraldo Harlicaj
back button

Shqipëria do të mbyllë zyrtarisht sezonin futbollistik 2018-19 pasditen e sotme. Finalja e Kupës së Shqipërisë ndërmjet Kukësit dhe Tiranës do t'i vendosë kapak gjithçkaje. 

Takimi do të luhet në "Elbasan Arena", prej orës 19:00. Kukësi dhe Tirana luajnë gjithçka për gjithçka, pasi duan t'i japin kuptim sezonit që do të mbyllet. Verilindorët duan të fitojnë një trofe, shpenzimet e kryera nga presidenti Safet Gjici në janar duhet të përkthehen në sukses. Trajneri Ernest Gjoka e ka të qartë se duhet të ngrejë lart trofeun për të patur një vazhdimësi në krye të nënkampionëve të vendit. 

Tirana me ngritjen e Kupës mund të bëjë që sezoni të marrë kuptim dhe pjesëmarrja në Europë do të ndihmonte shumë dhe klubin në aspektin ekonomik. Bardheblutë u përpëliten për të shpëtuar në Superiore dhe ia dolën me shumë vuajtje. Tani, djemtë e Memës duan të ngrejnë lart një trofe për të kthyer me 180 gradë sezonin e vështirë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit