Finalja vendoset me penallti, Mourinho sherr me stolin e Sevilla-s (Video)

31 Maj 2023
23:51
Denis Hakanaj
back button

Në Budapest po luhet finalja e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm të UEFA-s, Europa League mes Sevilla-s dhe Roma-s.

Sevilla ka fituar 6 herë trofeun, duke qenë rekordmene e këtij turneu, me 6 finale të luajtura dhe po aq të fituara.

Përballë sot ka Jose Mourinhon, i cili në karrierën e tij si trajner nuk ka dalë asnjëherë humbës nga një finale e një turneu të madh ndërkombëtar, duke fituar 5 të tilla me Porto-n, Inter-in, Manchester United dhe Roma-n.

Ndeshja që po luhet në Puskas Arena është zhbllokuar në minutën e 35-të. Ka qenë Paulo Dybala që ka shënuar për italianët me një diagonale të bukur pas asistit të marrë nga Mancini.

SEVILLA-ROMA – GOLI I DYBALA – VIDEO

Një gol që është pasuar nga protestat e spanjollëve, të cilët kanë pretenduar për një faull nga Matic në mesfushë gjatë aksionit që çoi skuadrën e Mourinho-s te goli.

Sevilla ka shkuar shumë afër golit të barazimit në minutat e fundit të pjesës së parë me Rakitic. Kroati ka lëshuar një predhë nga distanca duke mposhtur portierin e Roma-s, por është ndalur nga shtylla.

SEVILLA-ROMA – SHTYLLA E RAKITIC – VIDEO

Dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë fati ka qenë nga ana e Sevilla-s. Spanjollët, në fakt, kanë arritur të barazojnë falë një autogoli të Mancini-t.

SEVILLA-ROMA – AUTOGOLI I MANCINIT – VIDEO

Roma ka shkuar shumë afër golit të avantazhit në minutën e 67-të me Abraham. Ka qenë një super pritje e portierit Bono që i ka mohuar golin anglezit.

SEVILLA-ROMA – PRITJA E BONOS – VIDEO

Topi më pas ka përfunduar te këmbët e Ibanez, i cili ka goditur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Lajmi tjetër i keq për Roma-n ka ardhur nga Paulo Dybala, i cili ka lënë fushën për shkak të një problemi fizik në vendin e tij është futur Wijnaldum.

SEVILLA- ROMA – PENALLTIA E HEQUR NGA VAR – VIDEO

Në minutën e 76-të, arbitri ka dhënë një penallti për Sevilla-n, por e ka anuluar pas ndërhyrjes së VAR.

SEVILLA-ROMA – PREKJA E TOPIT ME DORE – VIDEO

Protesta nga ana e romanistëve në minutën e 80-të për një prekje të topit me dorë në zonën e rreptësisë nga ana e Fernando-s, por për arbitrin dhe VAR ka qenë gjithccka e rregullt.

SEVILLA-ROMA – PRITJA E BONO NDAJ BELOTTIT – VIDEO

Tri minuta më vonë, Belotti ka pasur mundësinë për të shënuar për verdhekuqtë, por një tjetër pritje e pabesueshme e Bono-s i ka mohuar golin.

Rezultati ka mbetur i pandryshuar edhe në kohën shtesë dhe do të jetë lotaria e penalltive që do të përcaktojë fituesin.

Janë nxehur gjakrat në fundin e kohës ë dytë shtesë me Mourinho-n që ka pasur një debat të ashpër me stolin e Sevilla-s, me këtë të fundit që ka protestuar për vonesat e lojës nga ana e verdhekuqve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit