Fiorentina e tepron, pas Riberysë do dy “plakushët e çmendur”

16 Tetor 2019
12:25
Eraldo Harlicaj
back button

Fiorentina bëri një lëvizje mjaft të mirë me afrimin e Franck Riberysë në skuadër. Afrimi i francezit u mendua si një goditje e gabuar, pasi 36-vjeçari nuk luajti shumë në Gjermani dhe pati shumë dëmtime. Fillimi i sezonit ka nxjerrë në pah më të mirën e sulmuesit që është kthyer në protagonist me Fiorentinën. 

Drejtuesit e klubit nuk ndalen me kaq, por po tentojnë dhe dy lëvizje të tjera të bujshme. Afrimin e Daniele De Rosit dhe Zlatan Ibrahimovicit. “Garda e Vjetër” mund të bashkohet te Fiorentina duke kthyer vjolët në një ekip “ëndrrash”, por sigurisht me një strategji të çmendur për sa i përket viteve mbi shpatulla. 

Mesfushori De Rossi po luan në Argjentinë,por në verë ishte afër Fiorentinës. Aventura te Boca Juniors duket se e ka zhgënjyer shpejt dhe rikthimi në Itali është i mirëpritur. Afrimi i Ibrës është më i vështirë, pasi suedezi ndihet mirë në Amerikë dhe po thyen rekorde vit pas viti. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit