Fiorentina-Inter, moviola e penalltive dhe e golit të Lukakut

14 Janar 2021
9:28
Alfred Lleshi
back button

Është e vështirë të mendosh për të ripropozuar një arbitër, që dështoi të dielën (Juve-Sassuolo) në një ndeshje kaq delikate. Dhe në fakt, Massa gaboi sërish. Dy momente vërtetojnë performancën e tij të dobët: nuk dha një penallti, që ishte plotësisht; akordoi një tjetër, inekzistente. Kështu shkruan sot “Corriere dello Sport”, duke bërë moviolën e kësaj ndeshjeje, që u fitua nga zikaltrit me golin e Lukakut në minutën e 119-të. Fati i kryesorit është se Aureliano ndodhet në kullën e VAR-it dhe çoi gjithçka në vendin e duhur.

PENALLTI, PO – Terracciano gjuan menjëherë, para se të markohet, topi kthehet në lojë (pas shtyllës). Kryesori Massa fishkëllen për një “hendboll” (prekje me dorë) të vështirë nga Lautaro. VAR vendos gjithçka përsëri, në vendin e duhur.

PENALLTI, JO – Skriniar e prek së pari topin, i cili ndryshon drejtim në krahasim me Kouame. Nuk është penallti, fishkëllimë gabim e Massa edhe kësaj here. Një tjetër VAR, që vendos rregullin. Asnjë penallti për kontaktet e Ranocchia me Kouamé dhe Vlahovic.

Goli i Lukaku, nuk ka faull
Vjollcët protestojnë për golin e rezultatit 1-2. Martinez Quarta dylufton me Lukakun, hap krahun e djathtë, sheh mesfushën dhe jo topin. Veprim përgatitor për një faull ndaj tij. Belgu çlirohet me energji dhe shënon. Gjithashtu, nuk duhet ta konsiderojmë atë faull (dhe vetë Martinez Quarta nuk proteston në fillim).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit