Fiorentina nuk ndalet, Vlahovic rishkruan historinë në Serinë A (Video)

5 Dhjetor 2021
14:25
Denis Hakanaj

Fiorentina dhe Dusan Vlahovic nuk ndalen.

Skuadra vjollcë ka mundur 3-2 Bologna-n në transfertë dhe është ngjitur në vendin e pestë të renditjes duke parakaluar Roma-n.

 

Maleh (33′) ka zhbllokuar ndeshjen në Dall’Ara, ndërsa Barrow (42′) ka barazuar për vendasit në të 42-ën, me pjesën e parë që është mbyllur në barazim.

Biraghi (52′) ka kthyer në avantazh Fiorentina-n në pjesën e dytë dhe Vlahovic (67′) ka realizuar të tretin për miqtë me penallti.

Dusan Vlahovic është bërë vetëm lojtari i katërt në historinë e Serisë A që shënon të paktën 30 gola në një vit kalendarik nën 22 vjeç pas Meazza-s në 1930, Borel në 1933 dhe Angelillo në 1958.

Hickey (83′) ka fiksuar shifrat në 3-2.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit