Fiorentina përmbys Roma-n në fund me 2 gola në 3 minuta (Video)

27 Maj 2023
20:01
Denis Hakanaj
back button

Roma ka pësuar një humbje të befasishme në javën e 37-të të kampionati në fushën e Fiorentina-s.

FIORENTINA-ROMA – GOLI I ELSHAARAWY – VIDEO

Në fakt, skuadra Vjollcë ka arritur të marrë një fitore të jashtëzakonshme pasi ka qenë në disavantazh 1-0 deri në minutën e 85-të të takimit.

FIORENTINA-ROMA – GOLI I JOVIC – VIDEO

Ka qenë një gol i El Shaaraëy-t që ka kaluar verdhekuqtë në avantazh pas vetëm 11 minutash lojë pas një aksioni të bukur të skuadrës.

FIORENTINA-ROMA – GOLI I IKONE – VIDEO

Kur mendohej se Roma do të largohej nga Firence me 3 pikë, ka ardhur reagimi i skuadrës së Italiano-s, që ka barazuar ndeshjen me Jovic në të 85-ën dhe ka shënuar golin e Fitores me Ikone në të 88-ën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit