Firmosi me Messin, 13-vjeçar: Me të në fushë do të isha ende president i Barçës

17 Maj 2019
11:35
Alfred Lleshi
back button

Joan Gaspart tha se presidenca e tij te Barcelona, një rol që e mbajti nga viti 2000 deri më 2003, do të kishte qenë krejtësisht ndryshe, nëse Leo Messi luante në ekipin e parë: "Po të kisha qenë president me Messin në ekipin e parë, unë ende do të isha në krye të Barcelonës".

Gaspart, i cili gjithmonë e ka përcaktuar veten si presidenti që nuk do të votojë, nuk ka marrë tituj gjatë presidencës së tij, por në të vërtetë ka lënë trashëgiminë më të mirë me nënshkrimin e Messit, kur ishte 13 vjeç: "Ai erdhi në Barcelonë dhe askush nuk priste që të jetë ai që është, lojtari më i mirë në botë. Në atë kohë nuk isha i vetëdijshëm, kur dhashë autorizimin për të nënshkruar me të. Me kalimin e kohës, Messi është bërë një nga lojtarët më të mirë në botë dhe në histori".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit