Fitoi 10 trofe me Manchester City, refuzon të bëhet ndihmës i Guardiolës

30 Maj 2020
15:44
Alfred Lleshi

Manchester City, që nga largimi i Mikel Arteta drejt stolit të Arsenalit, dhjetorin e kaluar, është pa zv.trajner. Pep Guardiola ka kërkuar një asistent të ri. Sipas “The Sun”, kandidati i fundit, që iu ofrua kjo punë, ka qenë Vicent Kompany, ish-mbrojtësi i “qytetarëve”, që tashmë kryen rolin e dyfishtë të lojtarit-trajner të Anderlecht.

Sipas informacioneve nga tabloidi anglez, mbrojtësi belg e ka refuzuar rolin e krahut të djathtë për trajnerin katalanas në “Etihad”. Në favor të tij ishin shumë fakte; sepse e njihte mirë Pep dhe klubin anglez, pas 11 viteve si “qytetar”; spikat me karakterin fitues, pasi grumbulloi 10 trofe me atë fanellë.

Sidoqoftë, Kompany preferon të vazhdojë karrierën e tij tek Anderlecht, me të cilin ka nënshkruar deri në vitin 2022. Lidhja e lojtarit me klubin belg, atë të fëmijërisë së tij, është e fortë, pasi është bërë edhe bashkëpronar, duke blerë disa aksione. Në vendimin e tij për t’i thënë “jo” Guardiolës ndikon dëshira që ai të mbetet aktiv.

Në moshën 34-vjeçare, qendërmbrojtësi beson se mund të luajë edhe në Botërorin e Katarit, më 2022, kur do të jetë 36 vjeç. Për të pasuar Arteta u përfol edhe emri i Xabi Alonso, por kontaktet përfunduan në të njëjtën mënyrë, si me Company. Spanjolli dukjet i qetë duke stërvitur ekipin e të rinjve të Real Sociedad, një hap paraprak, para se të bëjë kapërcimin e madh në ndonjë stol më prestigjioz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit