Fitoi 3-1, Shkëmbi i pakënaqur me skuadrën

31 Gusht 2019
21:16
back button

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, ka komentuar fitoren 3-1 të marrë nga skuadra e tij kundër Luftëtarit në shtëpi. Në intervistën e dhënë për Supersport pas ndeshjes, ai ka thënë:

“Jam i kënaqur me fitoren dhe 3 pikët, por më pas lëshuam shumë dhe bëmë gabime. Nuk më pëlqeu ekipi dhe lojtarët me eksperiencë. Kemi humbur përqendrimin”.

“Në futboll nuk ka asgjë të sigurt dhe më mirë që këto gjëra ndodhin tani. Nikac? Është e rëndësishme që shënoi. Shpresoj të vazhdojë kështu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit