Fitoi 50 milionë € ndaj Khabib, McGregor zbulon sa do të marrë ndaj Cerrone

13 Janar 2020
20:53
back button

Conor McGregor ka zbuluar se ka fituar 50 milionë euro nga ndeshja e humbur me Khabib Nurmagomedov e cila është zhvilluar në shtatorin e vitit 2018.

Luftëtari irlandez pritet të rikthehet në kafaz pas një viti e gjysmë teksa do të përballet me Donald Cerrone në UFC 246 më 18 janar.

Gjatë një interviste me Ariel Helwani në emisionin e tij “MMA Show” McGregor ka zbuluar se ka fituar një shifër të frikshme ndaj rusit, por pret të fitojë akoma më shumë ndaj Cerrone.

“Ndaj Khabib kam fituar 50 milionë euro, por ndaj Cerrone pres të shkojë rreth 80 milionë euro.

Plani im është të bëhem miliarder, jam akoma shumë larg kësaj shifre, por kur të jem 35 vjeç do ta kem arritur.

Synimi im është kreu i listës së atletëve më të pasur në botë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit