Fitoi 85 mln euro nga Sancho, Dortmund hap “thesin”! Pas Malen në sulm, gati superoferta për lojtarin e Juventusit

25 Korrik 2021
19:11
Telesport
back button

Borussia Dortmund synon Merih Demiral. Mbrojtësi turk i lindur në vitin 1998 është shumë i pëlqyer nga klubi gjerman, i cili po vlerëson se kur dhe sa do të duhet të ofrojë te klubi i Juventusit për ish-lojtarin e Sassuolo.

Vlerësimi i klubit të Agnelli për mbrojtësin qendror është rreth 40 milion euro, me verdhezinjtë që mund të plotësojë kërkesën e Juventusit pasi kanë shitur Jadon Sancho te Manchester United.

Demiral, i cili zbriti në fushë 24 herë me Juventusin në sezonin e fundit midis kampionatit, Kupës së Italisë dhe Ligës së Kampionëve, do të takohej me Emre Can në Gjermani, i cili u zhvendos nga Torino në Dortmund në Janar 2020.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit