Fitoi medaljen e parë të artë olimpike për Filipinet, qeveria e shpërblen me një shtëpi

28 Korrik 2021
9:00
Telesport
back button

Pas 22 pjesëmarrjesh në Lojërat Olimpike, ku Filipinet kishin fituar 3 medalje të argjendta dhe 7 të bronzta, më në fund shteti aziatik arrin të fitojë medaljen e parë të artë në historinë e tij. Këtë gjë e realizoi peshëngritësja Hidilyn Diaz, që siguroi të artën në peshën 55kg.

Në total, ajo ngriti 224kg në dygarësh, duke lënë pas kinezen Qiuyun Liao (argjend me 223kg) dhe kazaken Zulfiya Chinshanlo (bronz me 223kg). Diaz, 5 vite më parë, në Olimpiadën e Rios, mori medaljen e argjendtë, por këtë herë arriti të ngjitet në majën e podiumit.

Jam 30 vjeçe dhe nuk mendoja se do të arrija një rezultat të tillë. Kam mbetur e befasuar nga vetja ime. Dy vitet e fundit kam jetuar në Malajzi (është oficere e aeronautikes ushtarake) për shkak të pandemisë”, tha Hidilyn Diaz.

Diaz, me këtë medalje të artë shkroi historinë e vendit të saj, ndaj qeveria e Filipineve ka vendosur ta nderojë e vlerësojë. Përveç shpërblimit prej 660 mijë dollarësh, shtangistja do të marrë si dhuratë edhe një shtëpi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit