Fitoi shtatë tituj me Juven, ylli vendos të tërhiqet: Krenar për rrugën e bërë (video)

12 Gusht 2020
17:41
Denis Hakanaj
back button

Stephan Lichtsteiner ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në moshën 36 vjeç: ish-mbrojtësi zviceran i Lazio-s dhe Juventus-it e ka dhënë lajmin me një postim në rrjetet sociale:

“Pas disa javësh reflektim, kam vendosur të ndalem dhe të tërhiqem nga futbolli i luajtur”, ka thënë Lichtsteiner në një video.

“Me këtë video dua t’ju falënderoj për emocionet e shkëlqyera të jetuara bashkë. Jam krenar për rrugën e bërë bashkë, duke e filluar nga Grasshoppers, më pas Lille, Lazio, Juventus, Arsenal, për ta mbyllur me Augsburg. Dhe natyrisht shumë vite me kombëtaren. Faleminderit për gjithçka”.

Sapo ka mësuar për vendimin e Lichtsteinr, Juventus ka postuar një mesazh në rrjetet sociale:

“Kemi udhëtuar me ty, Swiss Express”, lexohet në postimin e klubit bardhezi. “Faleminderit për gjithçka dhe fat të mbarë”.

Në karrierën e tij, zvicerani ka fituar 7 Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 3 Superkupa të Italisë me Juventus-in, një Kupë Italie dhe një Superkupë të Italisë me Lazio-n dhe një kampionat zviceran me Grasshoppers.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit