Fitoi titullin, por City e mbylli i fundit për një… statistikë!

15 Maj 2019
16:39
Anton Cicani
back button

Kampionati i zhvilluar nga Manchester City ishte i jashtëzakonshëm. Numra që e konfirmojnë në të gjitha linjat… Skuadra e Pep Guardiolas është e para për fitore në shtëpi (18), fitore jashtë fushe (14), gola të shënuar (95), goditje (683), pasime (26.576), zotërim topi (68,1 % mesatarisht), goditje të pësuara (238). 

Por, ekziston një statistikë në të cilën Citizens janë të fundit (!) në renditje: tacke (rrëshqitje në tenativë për të rikuperuar topin).

Me vetëm 518, City është ekipi që ka më pak në Premier League. Në vitin 2016, trajneri ishte përgjigjur kështu i ngacmuar nga gazetarët për agresivitetin e munguar të ekipit: 

"Nuk jam një trajner që kërkon atë lloj agresiviteti me rrëshqitje për të rikuperuar topin, ndaj nuk i stërvis ashtu. Dua që topin ta kemi ne, të luajmë mirë, të mbushim zonën kundërshtare. Nuk do të fitojmë apo humbasim me siguri vetëm për tackle".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit