“Fitoj më shumë duele ajrore se Sergio Ramos”, mbrojtësi i Sevillas i çudit të gjithë!

13 Shkurt 2020
17:42

Një ndër blerjet më të bujshme të Sevillas verën e vitit të shkuar ishte Jules Kounde. Francezi erdhi nga Bordeaux dhe për të u paguan plot 25 milionë euro. 21-vjeçari i talentuar ka bërë një sezon mjaft të mirë me andaluzianët dhe së fundmi ka folur për “Onze Mundial”, ku është shprehur se ka fituar edhe më shumë duele në ajër se sa Sergio Ramos, duke i habitur të gjithë, pasi Kounde është 1.80 metra i gjatë. Gjithsesi, francezi shpjegon edhe arsyen se pse fiton më shumë duele se ylli i Real Madrid.

“Rivalët mendojnë se është më e lehtë kundër meje në duelet ajrore. Kur shoh ndeshjet e mira, vëzhgoj që un fitoj më shumë topa nga të gjithë me kokë. Kjo gjë më motivon. Më përgatit që t’i bëj ballë edhe sulmuesve që janë 1.90 metra. Unë fitoj më shumë duele ajrore se Sergio Ramos, por gjithsesi kjo besoj se ndodh sepse sulmuesit i tremben atij dhe nuk përfshihen në duel me të”, u shpreh Kounde.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit