Fiton “finalen e vogël”, Nigeria e treta

17 Korrik 2019
23:12
back button

Nigeria fiton finalen e vogël të Kupës së Afrikës 2019, duke u renditur kështu në vendin e tretë, mbi Tunizinë, të cilën e mposhti me rezultatin minimal 1-0, me gol  të realizuar që në fillim të ndeshjes, kur kishin kaluar vetëm 3 minuta.

Ka mjaftuar një gol i Odion Ighalo, futbollistit që aktivizohet në kampionatin kinez, pasi më parë u bë i famshëm në Itali me Udinese e në Angli me Watford, për t’i dhuruar fitoren përfaqësueses së Nigerisë. 

Tunizi – Nigeri 0-1 (3' Ighalo)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit