Fiton garën, çiklisti përplas bashkëshorten që përfundon me të qepura në kokë (video)

7 Qershor 2022
13:03
Telesport
back button

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Vueltën e Kolumbisë në çiklizëm. Çiklisti vendës Luis Carlos Chia ka përplasur me biçikletë bashkëshorten e tij, pak metra pasi preu i pari vijën e finishit.

Claudia Roncancio ndodhej pas finishit, ku po bënte fotografi. Për shkak edhe të terrenit të lagur, prej shiut që binte, çiklisti nuk ka mundur ta evitojë kontaktin, duke u përplasur me bashkëshorten e tij.

Ajo ka rënë në tokë dhe qëndroi e palëvizur për disa sekonda, ndërkohë që u rrëzua edhe vetë çiklisti. Për të dy erdhi ndihma e shpejtë. Bashkëshortja e çiklistit përfundoi me 4 të qepura në spital pas asaj ngjarje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit