Fitore dhe kualifikim, por Chelsea del me kocka të thyera nga mbrëmja Champions | Motivi

24 Nëntor 2021
15:58
Telesport
back button

Chelsea-Juventus ishte padyshim një nga ndeshjet më të pritura të mbrëmjes së Champions League, thelbësore për të vendosur vendin e parë në grup.

Bardhezinjtë u shembën nga goditjet e bluve, që e mudën fare lehtë skuadrën e Allegrit.

Të rinjtë e Tuchel luajtën me shumë cilësi, duke e merituar fitoren përfundimtare dhe duke vënë në vështirësi të vazhdueshme Juventusin sidomos në mesfushë.

Prandaj menaxheri gjerman Tuchel mund të jetë mjaft i kënaqur, pasi përveç vendit të parë në Premier League mund të festojë me shanse shumë të mira edhe atë në Champions League.

Por në nivelin infermieror më shumë se diçka shkoi keq edhe për Chelsean. Në pjesën e parë londinezët në fakt humbën Ngolo Kante, i cili u ndërrua për shkak të një problemi fizik. Por ajo që ishte veçanërisht shqetësuese ishte dëmtimi i Ben Chilwell, i cili në një përplasje me Rabiot pësoi një lëvizje të panatyrshme të gjurit të djathtë dhe qëndroi në tokë, shumë i lënduar, për disa minuta.

Edhe stafi mjekësor i Chelseat ka kërkuar futjen e barelës, edhe pse lojtari anglez doli me këmbët e tij, por çalë në mënyrë të dukshme dhe shqetësuese.

Edhe përsëritjet dhe ecja e mbrojtësit të krahut kanë krijuar shumë ankth për atë që ka të ngjarë të jetë një dëmtim mjaft i rëndë.

Në fakt, sipas medieve angleze, nëse konfirmohet frika e pasur, Chillwell mund të ketë mbyllur madje sezonin ose në situatën më optimiste, të kthehet nga shkurti dhe marsi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit