“Fitore e madhe. Luanim ndeshjen e 4-t në 10 ditë dhe me mungesa. Më vjen keq vetëm për këtë futbollist”

27 Tetor 2021
0:14
Telesport
back button

Stefano Pioli ka folur për Dazn pas ndeshjes Milan-Torino.

“Jam shumë i kënaqur. Është e vështirë të luash kundër Torinos. Më pëlqeu shumë dëshira për ta çuar fitoren në shtëpi”.

Për Leao: “Askush nuk më befason më. Skuadra punon shumë dhe luan futboll të mirë. Në pjesën e dytë ulëm presionin dhe rrezikuam pak”.

Për presingun e ekipit: “Është pjesë e mentalitetit tonë. Nëse duam të luajmë një lloj futbolli, duhet të stërvitemi në një mënyrë të caktuar. Të luash çdo 3 ditë është e vështirë. Jam i kënaqur me dëshirën për të vuajtur dhe për të qenë te rrezikshëm. Ne sjellim 3 pikë të rëndësishme”.

Për Leao më afër Giroud: “Ishte më kuptim të kishim lojtarë afër njëri-tjetrit për të fituar më shumë duele ajrore. Në topat e dytë luajtëm të gjithë topat sikur të ishim ne finale”

Për Saelemaekers: “Duhet pak më shumë qartësi levizjet e thejshta. Nga kjo shihen lojtarë të fortë dhe për këtë ai duhet të përmirësohet. Ai ka talent dhe dinamizëm”.

Për renditjen: “Unë shikoj vetëm ndeshjet individuale. Menaxhmenti ka qenë shumë i mirë në ndërtimin e një ekipi kaq të plotë. Më vjen keq që nuk e lashë Leaon të merrte frymë në këtë periudhë. Nuk e kam parë shumë Napolin, ai është shumë i fortë. Roma është një ekip i mirë, do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne mund të themi fjalën tonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit