Fitore për Tiranën dhe Partizanin, Dinamo bie nga kategoria

14 Maj 2022
19:50
Denis Hakanaj
back button

Java e 34-t e Kategorisë Superiore është mbyllur pa shumë surpriza dhe me një verdikt: rënien nga kategoria të Dinamos, që është mundur me përmbysje 2-1 kundër Kukësit.

Dinamovitët kanë zhbllokuar takimin në minutën e 53-të, por Kukësi ka arritur të përmbysë gjithçka me golin e Lulaj në minutën e 66-të dhe Ndrecës në të 86-ën. Një fitore që i ka ngjitur verilindorët në vendin e katërt të renditjes.

Fitore bindëse për kampionët e Tiranës, që kanë mundur 3-1 Vllazninë në shtëpi. Seferi ka kaluar në avantazh bardheblutë në minutën e tetë, ndër një autogol i Zhivanaj në të 24-ën ka barazuar përkohësisht rezultatin.

Totre në minutën e 20-të dhe Xhixha në të 49-ën kanë fiksuar shifrat në 3-1 dhe i kanë dhuruar fitoren e radhës Tiranës.

Është kthyer te fitorja Partizani pas humbjes të pësuar në derbi një javë më parë. Të Kuqtë kanë mundur 1-0 Egnatian në transfertë falë një goli të Rrapaj në fundin e pjesës së parë dhe kanë përforcuar vendin e tretë në renditje.

Me të njëjtin rezultat ka fituar edhe Teuta kundër Kastriotit. Një gol i Hebajt në minutën e 77-të u ka dhuruar fitoren durrsakëve dhe i mban ata në garë për një vend në Europë. Në fund, Laçi ka mundur 2-1 Skënderbeun në trnsfertë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit