“Fitorja e Conference vlen sa të tjerat në Europë”, Mourinho: Për një arsye

1 Qershor 2022
16:51
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Roma-s, Jose Mourinho, ka dhënë një intervistë për të përditshmen portugeze Record, në të cilën ka folur për tema të ndryshme dhe veçanërisht për triumfin në Conference League.

Një sukses me të vërtetë i rëndësishëm jo vetëm për formacionin verdhekuq, por edhe për vetë Special One. “Fitoren e Conference League nga ana e Roma-s e vë në një nivel me një nga fitoret e tjera në kompeticionet europiane sepse ka dhuruar emocione shumë të forta”, ka thënë Mourinho.

“Ka klube për të cilët fitoret europiane janë një pasojë e natyrshme e investimeve dhe e pritshmërisë. Unë kam patur fatin se nga pesë fitore, katër kanë ardhur kundër natyrës.

“Me Porto-n, për shembull, askush nuk i priste fitoret europiane, ashtu si me Inter-in. Dhe akoma më pak me Roma-n”, ka shtuar trajneri portugez.

Më pas Mou ka bërë një bilanc të sezonit: “A ka qenë pozitiv? Varet se kush e analizon. Për disa Ajnshtajnë të televizioneve portugeze, sezoni ynë ka qenë shumë i keq, por për mua që jam shumë kërkues ndaj vetes, ka q enë fantastik sepse nuk mund të bënim më mirë. Ka patur lojtarë që kanë luajtur 50 ndeshje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit