“Fitorja” e fundit ndaj Shqipërisë, Skocia shkarkon trajnerin

18 Prill 2019
14:03
back button

Alex McLeish është shkarkuar nga drejtimi i përfaqësueses së Skocisë, pas rezultateve negative të njëpasnjëshme të kohëve të fundit.

Skocia i nisi me një humbje shokuese, 3-0 në Kazakistan kualifikueset e Euro 2020. Edhe pse arritën të fitojnë 2-0 në fushën e San Marino, rezultati nuk u llogarit sepse përballë ishte përfaqësuesja më e dobët e të gjithë Europës, madje edhe loja nuk ishte e mirë, pavarësisht rezultatit pozitiv.

Federata e Futbollit të Skocisë njoftoi se ka zgjidhur bashkëpunimin me marrëveshje me trajnerin, i cili do të largohet bashkë me stafin e tij, për shkak të rezultateve të dobëta. 60-vjeçari kishte 14 muaj që drejtonte Skocinë dhe do të vijonte deri në fund të eliminatoreve të Euro 2020.

Kujtojmë që Skocia fitoren e fundit i numëron ndaj Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Pasi fituan 4-0 në Shkodër, ata u mundën 3-1 nga Portugalia dhe 2-0 në Izrael. Më pas fituan 2-0 ndaj Shqipërisë në “Hampdem Park” dhe më pas e vijuan me 5 humbje radhaniku nuk shënuan asnjë gol.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit