Fitorja e parë pas një viti, por Serena Williams përgatitet për lamtumirën

10 Gusht 2022
8:03
Telesport
back button

Më shumë se një vit nga fitorja e saj e fundit në lojën teke, në Paris, në qershor të vitit 2021, tenistja amerikane Serena Williams është rikthyer te suksesi. Në turneun Masters të Toronto, ish-numri 1 në botë fitoi 2-0 (6-3, 6-4) ndaj spanjolljes Nuria Parriaz Diaz.

Një sukses i rëndësishëm për tenisten 41-vjeccare, që vijon të ketë disa problem me sinozitin. Ajo po përgatitet për grand slam e US Open, që nis më 29 gusht në Nju Jork. “Mendoj se kjo fitore është një dritë në fund të tunelit dhe unë po i afrohem kësaj drite”, tha Serena Williams.

Më pëlqen të luaj e të kërcej në fushë, është një ndjesi fantastike, por e di që këtë gjë nuk mund ta bëj përgjithnjë. Ndonjëherë kënaqesh me momentin dhe shpreson të japësh më të mirën”, tha motra e vogël Williams.  Këtë vit ajo luajti edhe në Wimbledon, por u eliminua që në ndeshjen e parë.

Gjithsesi, kjo fitore është shoqëruar me një deklaratë surprizë për “Vogue”, që ka paralajmëruar tërheqjen e shpejtë nga tenisi. “Është gjëja më e vështirë që mund të imagjinoj. Nuk dua që kjo gjë të përfundojë, por jam gati për hapin tjetër. Lamtumirat më terrorizojnë, janë gjëja më e keqe në botë”, tha Serena.

Unë i jam mirënjohëse tenisit dhe këtë gjë nuk e shpreh dot me fjalë. Ky sport më ka sjellë shumë fitore e trofe, ndaj do të mungojë kur të tërhiqem. Do të më mungojë ajo vajzë që luante tenis. Gjithsesi, do të jem me dy këmbë në tenis e dy këmbë pranë familjes, duke shpresuar në një tjetër fëmijë”, tha Serena Williams.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit