Fitorja ndaj Bylis, Egbo: Ja diskutimi im përpara djemve!

3 Qershor 2020
19:36
Telesport
back button

Tri gola për 3 pikë! Tirana e rinis sezonin aty ku e la, si komanduese, si dominuese dhe si skuadra për t’u mundur. Ekipi bardheblu i drejtuar nga Emmanuel Egbo fitoi 3-1 në Ballsh, ndaj Bylis, teksa trajneri goli për “Gol pas Goli” në Supersport:

“Pas tre muajsh pa futboll u thashë lojtarëve të rikthehemi si më parë. Tani nisi kampionati dhe do tentojmë të shkojmë përpara. Duhet ta çojmë deri në fund atë që kemi nisur”.

“Normalisht ishte një fitore e rëndësishme, sidomos në Ballsh. Nuk është e lehtë. Na kanë mundur fazën e parë, kanë mposhtur edhe Partizanin e Kukësin. Janë 6 pikë të marra le të themi. Të jemi me këmbë në tokë, ka edhe 9 ndeshje”.

“Ngoo? Nuk ka asgjë me Ngoo. Janë gjëra që ndodhin në një familje. Kishte dëshirë ta gjuante penalltinë, për të marrë një shtysë vetëbesimi. Ai e di se gjuan Batha. Nuk është diçka për t’u shqetësuar. Jemi si familje, që e duam njëri-tjetrin”.

“Festimi i golave? E kemi respektuar deri diku. Me aq sa di unë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit