Fitorja ndaj Genoa si dhuratë për stolin e 300-të të Inzaghit në Serie A

2 Mars 2024
10:11
Alfred Lleshi
back button

Padyshim që vëmendja dhe përqendrimi janë të gjitha drejt skuadrës zikaltër, objektivit titull dhe ndeshjes së dytë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Sidoqoftë, për Simone Inzaghin, ndeshja e së hënës kundër Genoa do të shënojë gjithashtu një moment historik për karrierën e tij si trajner.

Në fakt do të jetë pankina numër 300 e tij në Serie A. Trajneri zikaltër është në kërkim të suksesit të 179-të të karrierës së tij në stol, por tashmë është trajneri më i suksesshëm (178), duke marrë parasysh ndeshjet e fituara në 300 stolat e parë në Serie A. Në këtë renditje të veçantë ai paraprin Carlo Ancelotti (172) dhe Massimiliano Allegri (171).

Nga 299 ndeshje si trajner në elitën e futbollit italian, Simone Inzaghi ka drejtuar 145 herë Interin, me të cilin është bashkuar prej vitit 2021, pas pesë sezonesh te Lazio. Deri më tani në stolin zikaltër 97 fitore, 24 barazime dhe 24 humbje. Skuadra e tij ka shënuar 288 gola, pësuar 119 për 315 pikë në total dhe një mesatare prej 2.17 pikësh për ndeshje. Zikaltrit me të në stol fituan dy Kupa të Italisë dhe tri Superkupa të Italisë.

Shifra të rëndësishme që shkojnë paralelisht me cilësinë e lojës, e cila është rritur sezon pas sezoni. Situata që Inzaghi e ka kthyer në favor të tij kishte pikën e kthesës në fund të sezonit të kaluar dhe është konsoliduar në këtë aktualin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit