“Fituam por ishim me fat, problemet me DRS një këmbanë alarmi për Montekarlo”

24 Maj 2022
11:51
Telesport
back button

Max Verstappen nuk ka shumë kohë për të festuar triumfin në garën e Spanjës, pasi këtë fundjavë do të zbresë sërish në pistë, në garën qytetase të Montekarlo. Piloti i Red Bull arriti një fitore të vështirë në Barcelonë, teksa pati fat kur u tërhoq Charles Leccerc, ndërkohë që makina e tij Red Bull shfaqi probleme me sistemin DRS.

Ishte një garë e vështirë, pasi fillimisht ola jashtë piste dhe më pas nuk funksiononte ashtu si duhet sistemi DRS. Ishte e sikletshme, pasi nuk kisha fuqinë e duhur për të parakaluar Russell. Kjo është një këmbanë alarmi, pasi kjo gjë nuk duhet të përsëritet në garën e radhës, do të na kushtonte shumë”, tha Verstappen.

Arrita të ruaj qetësinë dhe përqendrimin në një garë ku nuk ishte e lehtë, pasi Ferrari e Mercedes ishin të shpejtë. Makinat ishte e shpejtë me gomat e buta, ndërsa me ato të mesme vuanim shumë. Pra, duhen sistemuar ende shumë gjëra për garën e radhës dhe s’kemi shumë kohë”, u shpreh piloti holandez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit