Fituan bashkë “tripletën” zikaltër, Sneijder “bekon” Mourinho te Roma

15 Maj 2021
14:05
Alfred Lleshi
back button

Wesley Sneijder sigurisht që qëndron në mesin e protagonistëve të tripletës së Interit më 2010. Holandezi, i preferuari i vërtetë i José Mourinho, tha fjalën e tij në lidhje me emërimin e trajnerit portugez në stolin e Romës. Ky është mendimi i tij për “gianlucadimarzio.com”: “Mourinho është unik, sa mirë që do të kthehet përsëri në Itali. Nuk e di nëse do të jetë në gjendje të fitojë menjëherë me Romën, sepse duhet të shohim se çfarë skuadre do të ketë në dispozicion, por José mbetet një vlerë e shtuar kudo që shkon”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit