“Fituan pa dashje”, De Boer kundër Atletico-s: Bënë tre gola m***

29 Nëntor 2023
14:48
Denis Hakanaj
back button

Atletico Madrid ka arritur në fazën e 1/8-ave të Champions League.

Colchoneros, të cilët një vit më parë u eliminuan pas fazës së grupeve, fituan 3-1 në Feyenoord dhe në javën e fundit të grupit do të luajnë për vendin e parë me Lazio-n, gjithashtu e sigurt për kualifikimin.

Në stadiumin De Kuijp, megjithatë, nuk ishte gjithçka e lehtë për skuadrën e Simeones, e ndihmuar dukshëm nga fati duke parë dy autogolat nga Geertruida dhe Santi Gimenez, të cilët dënuan skuadrën e Roterdamit.

Në Holandë, kuptohet, rezultati dhe mënyrat se si mori formë nuk janë gëlltitur shumë lehtë. Një nga më të ashprit ndaj Atletico-s ka qenë Ronald De Boer.

FEYENOORD-ATLETICO MADRID 1-3 – VIDEO

Ish-lojtari i Holandës dhe ish-lojtari i Barcelonës, i intervistuar nga Ziggo Sport, nuk është kursyer kur komentoi paraqitjen e spanjollëve: “Do ta them siç thonë në Holandë. Atletico fitoi duke shënuar tre gola muti”, deklarata e fortë e De Boer.

“I vetmi top që arritën të dërgonin në portën e Bijlow nuk ishte një përpjekje e vetëdijshme për të shënuar”, shtoi De Boer, duke iu referuar golit të Hermoso, i cili çoi përkohësisht shifrat në 2-0″.

“Hermoso as nuk po shikon, ai tenton t’ia kalojë topin shokut të skuadrës në shtyllën e dytë dhe sheh se topi përfundon në rrjetë. Ata arritën një rezultat të madh, por pa dashje”.

Sipas De Boer, megjithatë, Feyenoord nuk luajti ashtu siç duhej në një ndeshje vendimtare për kalimin në raundin e 1/8-ave:

“Ndonjëherë një gjysmë rast mund të çojë te një gol, këto janë ligjet e Champions League. Feyenoord nuk ishte në lartësinë e dduhur, ata krijuan shumë pak”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit