Fituesi i Turit dhe Xhiros përplaset me autobusin gjatë stërvitjes, operohet

25 Janar 2022
11:59
Telesport
back button

Momente paniku për çiklistin kolumbian Egan Bernal, fitues i Xhiros së Italisë vitin e kaluar dhe Turit të Francës në vitin 2019. Ai është përplasur me një autobus gjatë kohës që ishte duke u stërvitur me skuadrën e tij në vendlindje (qyteti i Gachancipa). Përplasja ka qenë e fortë, çka ka detyruar çiklistin e skuadrës Ineos të operohet me urgjencë.

Sipas mediave vendase, Bernat ka pësuar mjaft fraktura në trup dhe kokë, madje edhe në kolonën vertebrale, çka e bëri të detyrueshme ndërhyrjen kirurgjikale. Operacioni i kryer në Bogota ka qenë i suksesshëm, por 25-vjeçari do të qëndrojë 72 orë në terapi intensive, nën mbikqyrjen e mjekëve. Bernat ka qenë gjithnjë koshient pas aksidentit, por sezoni i tij tashmë është në dilemë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit