Fituesja e Wimbledon do të jetë flamurmbajtëse në Tokio 2020

17 Korrik 2019
12:47
Telesport
back button

Tenistja rumune Simona Halep, fituese e grand slam-it të Wimbledon, është pritur si një heroinë në vendlindjen e saj. Ajo triumfoi për herë të parë në turneun londinez, pas fitores 2-0 në finale ndaj Serena Williams.

Ajo është tenistja më e mirë rumune, ndoshta sportistja më e mirë e këtij vendi, ndaj Komiteti Olimpik Rumun ka vendosur që ajo të mbajë flamurin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Halep me trofeun e Wimbledon

Lajmin e konfirmoi Mihai Covaliu, presidenti i olimpizmit rumun. Halep ka mbetur e befasuar nga ky lajm, duke thënë: “E kam thënë edhe më parë, që objektivi im kryesor vitin e ardhshëm do të jetë medalja në Olimpiadën japoneze. Tani që do të mbaj edhe flamurin jam më shumë e motivuar”.

Simona Halep ka marrë pjesë vetëm në Olimpiadën e Londër 2012, ku u eliminua që në raundin e parë. Ndërsa në Rio 2016 ajo nuk mori pjesë. Gjithsesi, në Tokio 2020 ajo do të jetë një ndër favoritet për të fituar medaljen.

Halep me flamurin rumun

Lajme të tjera

Lajmet e fundit