Fizik, shpejtësi dhe teknikë: Hernandez kujton Bale kur luante te Tottenham! (VIDEO)

9 Dhjetor 2019
12:34
back button

“E shoh më shumë si Gareth Bale në të ardhmen. Një futbollist me potencialin e tij nuk mund të qëndrojë në mbrojtje, por duhet të luajë nga mesfusha lart!”. Stefano Eranio, ish-futbollisti kuqezi ka dhënë vlerësimin e tij për sezonin e jashtëzakonshëm deri tani të Theo Hernandez, mbrojtësi i krahut me potencial shpërthyes në aspektin ofensiv.

Por, nëse do të dinte edhe të mbronte në perfeksion, padiskutim do të ishte mbrojtësi më i mirë i krahut në planet dhe vlera e tij do të kishte prekur 80 mln euro. Paolo Maldini vuri bastin më të madh, duke shkuar deri në Ibiza për ta takuar dhe për ta bindur të vishej kuqezi.

Shihte te lojtari një potencial ende të pashprehur. U mendua se karakteri i tij ishte i vështirë, por Theo e fshiu këtë legjendë urbane. Katër gola dhe një asist, si mbrojtës krahu! Ashtu si Kolarov (që ka 2 asist), por edhe më shpërthyes. E të mendosh që serbi është drejt perëndimit të karrierës dhe karriera e Theos sapo ka nisur…

Tani, 20 milionë eurot e paguara te Real Madrid, që dy vite më parë pagoi klauzolën prej 30 milionë eurosh te Atletico Madrid, pas një viti huazim te Deportivo Alaves, ku cilësitë e francezit nisën të dukeshin dhe të binin në sy.

Presioni i madh në “Bernabeu” dhe konkurrenca nuk i dhanë qetësinë e duhur për të shkëlqyer dhe hasi vështirësi, duke luajtur vetëm 13 ndeshje. Por, e ardhmja e tij tashmë është Milan dhe me këtë ecuri duket qartë se vlera e tij do të kapë shifra të larta. Dhe, nëse Pioli do ta shtyjë vetëm përpara, duke kaluar në një skemë me 3-5-2 ose 4-4-2, atëherë do të shihnim një Theo edhe më shpërthyes dhe një format “alla Bale”, kur uellsiani ra në sy te Tottenham.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit