Fjala e Messit “ligj” | France Football ndryshon mendje mbi Lewandowski: “Mendoj se nuk duhet të marrim një vendim shpejt…”

1 Dhjetor 2021
15:32
Telesport
back button

Lionel Messi, pasi mori Topin e Artë të shtatë, i ishte drejtuar Robert Lewandowskit nga skena duke i thënë se e meritonte të merrte çmimin e vitit të kaluar. Madje, kete mesazh ia ka dretjuar sidomos Pascal Ferré, kryeredaktorit te France Football.

Dhe kur flet shtate here fituesi i Topit te Arte dhe nje nder lojtaret me te mire te historise se topit, duhet degjuar dhe jo kaluar si dicka e vogel…

Pavaresisht ferkimit me Cristiano Ronaldo, Ferre duket qarte se ka nder mend te beje dicka per te ndrequr gabimin e vjetshem…

“Topi i Artë bazohet në një sistem demokratik. Janë 170 persona juri dhe ata kanë vendosur të votojnë për Messin”, i tha ai Watson. “Unë personalisht nuk e vura Messin në radhë të parë. Zgjodha Lewandowskin, por mendoj se Messi e meriton gjithashtu Topin e Artë. Ajo që tha Messi ishte e bukur dhe e zgjuar. Mendoj se nuk duhet të marrim një vendim shpejt…

Mund të mendojmë për dhe në të njëjtën kohë ne duhet të respektojmë historinë e Topit të Artë, e cila bazohet në zgjedhje. Nuk mund të jemi të sigurt se Lewandowski do ta kishte fituar Topin e Artë vitin e kaluar. Nuk mund ta dimë sepse nuk kishte vota.

Por duhet të jemi të sinqertë: ai do të kishte pasur shanse të mëdha”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit