Fjalët e tepërta për Alaban, Rummenigge godet me deklaratën e radhës

20 Shtator 2020
12:25
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti i nderit i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, foli sërish në lidhje me të ardhmen e David Alabas. Mbrojtësi i krahut u mërzit shumë me deklaratat e zyrtarit të lartë në lidhje me të ardhmen e tij. Rummenigge bëri “mea culpa” me deklaratën e radhës për Sky90.

“Deklarata u dha, por unë nuk jam një tifoz që të bëj negociata deklaratash në publik. Ne duam të mbajmë Alaban përtej 2021. Ai është me ne prej 12 vitesh dhe është kthyer në futbollist të jashtëzakonshëm. Shpresoj të gjejmë një zgjidhje.

“Të dy palët duam që të gjejmë një zgjidhje. Shpresoj të arrijmë kompromision, sepse Zahavi është dhe agjent i Lewandowskit dhe sezonin e kaluar arritëm marrëveshjen. Shpresoj se të bëjmë të njëjtën gjë dhe me Alabën, po punojmë për diçka të tillë”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit